Përafrimi i ligjeve me BE, konsultime për paketën ligjore të sistemit penitenciar

Shqipëria

Përafrimi i ligjeve me BE, konsultime për paketën ligjore të sistemit penitenciar

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga takimi

Minisitria e Drejtësisë ka zhvilluar sot tryezën e parë të konsultimeve për paketën ligjore të sistemit penitenciar, me fokus përafrimin e ligjeve me BE.

Ne fokus të diskutime ishte projektligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” dhe për projektligji “Për Policinë e Burgjeve” dhe përafruar i ligjeve me legjislacionin Europian dhe me Rregullat Europiane të Burgjeve me mbështetjen dhe ekspertizën vendase dhe Ambasadës Britanike.

Përmirësimi i trajtimit të personave të dënuar dhe paraburgosur por edhe përmirësimi i trajtimit të stafit të policisë së burgjeve është në fokusin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë e konsideron të rëndësishëm kontributin e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit, që ishin pjesë e kësaj tryeze.

“Kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm për të pasur në fund një paketë ligjore sa më cilësore. Në ditët në vijim tryeza të tjera konsultimi do zhvillohen për të diskutuar mbi komentet dhe sugjerimet e shoqërisë civile, pedagogëve dhe ekspertëve të fushës”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat