Sot protesta e opozitës, rrethet drejt Tiranës

Shqipëria

Sot protesta e opozitës, rrethet drejt Tiranës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:56
Lulzim Basha

Militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e pasdites së sotme drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Siç raportojnë korrespondentët e Top Channel në rrethe, autobusë, por edhe mjete private, janë vënë në dispozicion të protestuesve, për t’i transportuar drejt Tiranës.

Kështu nga Mati, zyrtarë të degës së PD-së raportojnë se janë nisur rreth 1500 persona, në dispozicion të të cilëve janë vënë disa autobusë dhe dhjetëra makina private.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli që prej ditës së djeshme në dalje të qytetit të Burrelit dhe në Skuraj.

Ndërsa nga Dibra janë nisur rreth 2000 persona , Bulqiza 900. Gjithsej nga qarku Dibër janë rreth 4500 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat