Tatimet: Në 3 muaj, 38 030 vërtetime përmes portalit e-Albania

Shqipëria

Tatimet: Në 3 muaj, 38 030 vërtetime përmes portalit e-Albania

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ofron një sërë shërbimesh për tatimpaguesit, individët dhe institucionet publike, si në rrugë elektronike, ashtu edhe në sportele, pa asnjë kosto dhe në çdo kohë.

Referuar të dhënave për 3-mujorin e parë të vitit 2019, janë dhënë 38,030 vërtetime përmes portalit e-Albania nga Administrata Tatimore, për individët, subjektet e interesuara, si edhe direkt nga punonjësit e institucioneve të përfshira në këtë portal.

Pjesa më e madhe janë vërtetime për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të marra nga individë apo subjekte, por edhe për pagim detyrimesh etj..

Ofrimi i shumë shërbimeve  në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes.

Për periudhën janar-mars 2019 janë dhënë 10,674 vërtetime në sportelet e Zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve.

Administrata Tatimore inkurajon tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat