Varaku: Sondazhi i IPR, i vuri vizën Ramës

Shqipëria

Varaku: Sondazhi i IPR, i vuri vizën Ramës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:04
Red Varaku

Analisti Red Varaku i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, teksa foli për krizën politike, theksoi se sondazhi i IPR Marketing, tregoi se populli i ka vënë vizën kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja: Sa të vështirë e ka qeveria të arrijë objektivin e zgjedhjeve të parakohshme dhe largimin e kryeministrit?

Varaku: Mendoj që të vështirë e ka zoti Rama. Opozita nuk e ka fare të vështirë. Opozita është në rrugë është me njerëzit dhe si do ta zgjidhi Rama. Ai është njeriu i vetëm përgjegjës për këtë situatë. E shoh tek ai vështirësinë. Sondazhi i IPR Marketing tregoi që populli shqiptar ia ka hequr vizën Edi Ramës dhe mbështet opozitën, si alternativë qeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat