Basha: Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet

Shqipëria

Basha: Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:11
Lulzim Basha

Opozita është rikthyer sërish në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite.

Basha po mban fjalen para protestuesve:  “Lumi i sovranit ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë. Jeni këtu më shumë dhe më të bashkuar se kurrë më parë. Më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë dhe bashkim zemrash, medjesh e vullnetesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet dhe bandën e korrupsionit”

Sot koalicioni i opozitës është kolaicion i maxhorancës absolute. Unë PD e dimë fare mirë që ky  mandate besimi që vjen nga shumca e përjashtuar dhe e grabitur e dhunuar shkon përtej nevojës acute për rrotacion politik

Basha: Deklaroj më zërin tim se nuk do të ketë marrëveshje 

Në emër të të gjitha partive politike në koalicionin opozitar, Basha ka deklaruar se nuk do të ketë një marrëveshje me të korruptuarit, sikurse në majin e 2017-tës.

Basha: Që sot e tutje ju (qeveria) nuk jeni më shteti, por antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji. Nuk jeni drejtësia, por padrejtësia. Që sot sovrani i derdhur në këtë shesh është ligji, drejtësia dhe shteti. Vëllezër dhe motra, kjo protestë e 9-ta në 8 janë është prova pse Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar. Banda e Ramës që është pasuruar me djersën tuaj duan t'ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë, por thjeshtë një betejë e radhës që do zgjidhet me marrëveshjen e radhës. Dua të deklaroj sot me zërin tim në emër të të gjithë opozitës se nuk do të ketë marrëveshje. Nuk jemi këtu për kalkulime elektorale, por për ju, pavarësisht bindjeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat