Presidenti Meta thirrje protestuesve të opozitës

Shqipëria

Presidenti Meta thirrje protestuesve të opozitës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:23
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje protestuesve të opozitës që protesta të vazhdojë të jetë paqësore.

Pas çarjes së kordonit të policisë para ndërtesës së qeverisë, Meta kërkon që të evitohen konfrontimet.

Reagimi i Kreut të Shtetit erdhi pasi protestuesit e opozitës shembën barrierat e rrethimit të Kryeministrisë. Megjithëse kanë kaluar në shkallët e godinës, protestuesit nuk kanë bërë përpjekje për të hyrë brenda ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat