Këngët e grupit “Troja” në protesta, reagon vokalisti: Kur janë në pushtet festojnë me Qiljetën dhe Medën, kurse…

Shqipëria

Këngët e grupit “Troja” në protesta, reagon vokalisti: Kur janë në pushtet festojnë me Qiljetën dhe Medën, kurse…

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:32
Grupi TROJA

Këngëtari i grupit rock, “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar me anët ë një statusi në Facebook, pasi këngët e tij po përdorën në protestat e ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Vokalisti i grupit “Troja” ka theksuar në statusin e tij, se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, ndërkohë që kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën.

 

Ai thekson se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngët, të cilët i cilëson si pronë.

“Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosove Shqipëri)!

Kur janë ne opozite përdorin këngët e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…

Paramendo  çfarë reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit) ne te njëjtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”, thekson këngëtari.

Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit Troja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat