U dogj nga fishekzjarret, një efektiv policie transportohet në spital

Shqipëria

U dogj nga fishekzjarret, një efektiv policie transportohet në spital

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:30
Protesta, Shqiperi

Fishekzjarret e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para.

Kështu një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo pasi ai ishte djegur në fytyrë nga fishekzjarret e hedhura, ndërsa ende nuk duhet shkalla e djegies.

Protesta nisi para kryeministrisë dhe u zhvendos drejt parlamentit, ku më pas u shpërndanë përkohësisht, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat