Xhaçka: Respekt e mirënjohje për efektivët që u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion

Shqipëria

Xhaçka: Respekt e mirënjohje për efektivët që u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Sipas saj, një grup i vogël dhunuesish kanë qëllim të vetëm bllokimin e rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës. Ajo ka dhe një mesazh për policët e lënduar gjatë protestës

“Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.  Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë”, thekson Xhaçka.

“Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!”, shton ministrja Mbrojtjes. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat