Makina e djegur tek Parlamenti, mësohet kujt i përkiste

Shqipëria

Makina e djegur tek Parlamenti, mësohet kujt i përkiste

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:56
Vetura e djegur

Bëhet shkrumb e hi një makinë para Parlamentit.

Një prej protestuesve me maskë ka thyer xhamat dhe ka hedhur një koktej molotov brenda makinës. Makina ndodhej pranë stacionit të autobuzit, shkruan newswbomb.al. Automjeti bëhet me dije se është i tipit ‘Fiat’ me targa AA703MT por newsbomb.al mëson se targa i përket një makine tip ‘Volkswagen Caddy’ e regjistruar në Sukth të Durrësit.

Pra, targat janë fallco dhe i përkasin një automjeti tjetër. Burimet bëjnë me dije se makina mund të jetë në pronësi të forcave operacionale ose e SHIK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat