Zëvendëskryeministri Braçe: Në krye të protestës janë fundërrinat

Shqipëria

Zëvendëskryeministri Braçe: Në krye të protestës janë fundërrinat

Më: 14 prill 2019 Në ora: 07:01
Zëvendëskryeministri Braçe: Në krye të protestës janë fundërrinat

Zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi sonte protestën e opozitës duke i quajtur liderët e saj fundërrina.

Duke iu drejtuar qytetarëve me një mesazh publik ai u shpreh:

"Mos i falni keta funderina qe nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit, te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji. Jane tamam politiqentë qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj, por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!" tha Zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Sipas tij opozita ka marrë grushte nga SHBA dhe Gjermania dhe po bëhet më e dhunshme.

"Duan para më shumë  ndaj duan pushtet sa më parë! Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre. Me dhune! Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush, ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja!".

Sipas Braçes kur ndodh kjo, ligji duhet te mbroj interesin publik sepse ligji është mbi te gjithë".

KOMENTONI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat