Protesta, 40 të shoqëruar në polici. Të përfshirë në aktet e dhunës, u identifikuan nga pamjet filmike

Shqipëria

Protesta, 40 të shoqëruar në polici. Të përfshirë në aktet e dhunës, u identifikuan nga pamjet filmike

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:33
Pamje nga protesta

Gjatë gjithë natës oficerët e policisë kriminale së bashku me disa prokurorë nga Prokuroria e Tiranës, kanë analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe ato të agjentëve të vëzhgimit në terren, për të identifikuar personat e përfshirë në akte dhune gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Janë 40 personat e shoqëruar në polici, të cilët, sipas policisë, janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari Armando Gecaj, i cili është filmuar duke shpërndarë kapsolla te protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat