“Rama dhe ambasadorët e dinë, s’ka zgjedhje pa opozitën! Nëse ndodh unë jap dorëheqjen”

Shqipëria

“Rama dhe ambasadorët e dinë, s’ka zgjedhje pa opozitën! Nëse ndodh unë jap dorëheqjen”

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:12
Rama dhe Basha

Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, nëse kjo ndodh unë jam dorëheqjen nga politike.

Kjo është deklarata e bërë këtë të dielë nga ana e nënkryetarit të PD-së Edi Paloka, kur ai u pyet në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

I ftuar në Neës24, Paloka u shpreh se në qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, tashmë të dalë nga parlamenti përmes lënies së mandateve. E nëse kjo ndodh, siç u shpreh Paloka, ai është i gatshëm të largohet përfundimisht nga skena politike.

Paloka: Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

PD është rritur  në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politik nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë, me revolta dhe me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu.

Nënkryetari i PD-së ka folur po ashtu dhe për makinën e cila u dogj mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës. Paloka u shpreh se asnjë protestues apo pjesëtar i opozitës ka djegur makinën. Ish deputeti u shpreh se policia nuk duhet të flasë për dhunë, pasi është ajo që e ushtron atë.

Paloka: Nuk ka asnjë  të arrestuar. Kjo polici iu çon gaz lotsjellës qytetarëve në shtëpi, iu çanë koka dhe iu thyen këmbët. Nuk ka zot që ia lanë faturat. Policët nuk janë plagosur . Ata flasin për dhunë, pse? Sepse janë hedhur fishekzjarrë. Nuk ka pasur dhunë.

Gazetarët u dhunuan dhe u gjakosën, por edhe 15 qytetarë.   Nuk ka ta të drejtë ta përdorë gazin në protesta të tilla.  Këto nuk kemi ku t’i verifikojmë, sepse Prokuroria, gjykata dhe policia janë të Ramës dhe të qeverisë. Gazi është hedhur kur Basha po fliste para mediave. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. Të jenë të bindur se nesër një më një do të mbajnë  përgjegjësi. Nesër asnjë nuk do të harrohet. Nesër do të japin llogari së bashku me shefin e tyre.

PD ka mbajtur një qëndrim zyrtar dhe është shprehur se djegia e makinës ka qenë një provokim dhe makina ka qenë siç rezultoi me targa false, që rezulton e  një makinë tjetër e regjistruar në Sukth.   Kështu siç po shkon puna, këto pamje do të jenë normale në rrugët e Tiranës. Policia duhet të ruajë rendin dhe sigurinë dhe të kapë grabitësit. Si ikën grabitësit, si u zhdukën?   Ato duhet të kapë policia, po ato nuk i kapë dot sepse i ka në parlament. Siguria shkelet çdo ditë nga qeveria dhe jo nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat