Mediat greke zbulojnë 13 identitetet e Admir Muratajt dhe tregojnë se kush e vrau

Shqipëria

Mediat greke zbulojnë 13 identitetet e Admir Muratajt dhe tregojnë se kush e vrau

Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:22
Admir Murataj

Mediat greke kanë zbardhur 13 identitetet e rreme të përdorura nga Admir Murataj, gjatë periudhës që ka qenë në arrati.

Sipas tyre, 48-vjeçari ka përdorur gjatë kësaj kohe identitet, si Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataj, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi.Mediat greke shkruajnë gjithashtu se autoritetet kanë pasur dyshime se Murataj fshihet në Kosovë, por nuk ka ndonjë detaje për aktivitetin e tij atje.

Sa u takon hetimeve në Shqipëri, prokurorët kanë gjetur një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve. Hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen. Sipas të njëjtave burime, Murataj tentoi të digjte furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pranë Urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë.“Forcat e FNSH-së janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit.

Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë në mënyrë që t’i rrethonte. Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë.Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël dhe janë larguar me një mjet tjetër” – thuhet në një raport që institucionet i kanë dorëzuar kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat