Dështon seanca e parë për Habilajt

Shqipëria

Dështon seanca e parë për Habilajt

Më: 15 prill 2019 Në ora: 10:19
Foto

Gjykata për Krime të Rënda nis gjykimin e grupit të Habilajve, ndërsa seanca e parë ka dështuar për shkak të mos njoftimit të të pandehurve. 

Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë në arrest në burg në Itali dhe janë duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë e rrethit. 

Më tej, gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill. 

Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Ky i fundit u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar. 

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tragikuar tonelata drogë drejt Italisë. 

Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-Ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjt e tij Moisi dhe Artan Habilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat