Deti avancon drejt lagunës, erozioni rrezikon të zhdukë zonën e Kunë Vainit

Shqipëria

Deti avancon drejt lagunës, erozioni rrezikon të zhdukë zonën e Kunë Vainit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:57
Foto

Deti vijon të avancojë drejt lagunës në Kunë Vain ku erozioni ka marrë përmasa të frikshme. Ndër vite aty ka pasur disa ndërhyrje apo projekte, por një pjesë e ekspertëve thonë se e vetmja zgjidhje do të ishte shndërrimi i Drinit në lumë të lundrueshëm. Në rast të kundërt, ata thonë se nuk do të jetë e largët dita kur deti do të bashkohet me lagunën.

Pishat e kufirit të fundit të brezit të rëres po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës në kune. Erozioni aty ka marrë përmasa të frikshme.

Alarmi është dhënë prej kohësh, ndërsa reshjet e javës së kaluar kanë përkeqësuar situatën.

Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se nuk do të jetë e largët dita kur kjo zonë turistike të mos ekzistojë më nëse nuk do merren masa.

Ai mbështet idene se zgjidhja është kthimi i lumit Drin në të lundrueshëm.

Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e Kunes.

Dëshmi e këtij fenomeni janë zhdukja e bunkerëve që dikur qëndronin mbi ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat