“Start smart”, programet e trajnimit për të papunët

Shqipëria

“Start smart”, programet e trajnimit për të papunët

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:08
Edi Rama

Sikurse mandatin e parë qeverisës, edhe këtë mandat të dytë, për kryeministrin Edi Rama, arsimi profesional mbetet një prioritet.

Në Durrës, kryeministri vizitoi Qendrën e Formimit Profesional, pjesë e një programi trajnimi kombëtar, ku synohet trajnimi i 20 mijë punëkërkuesve të papunë.

Programi i quajtur “Start SMART” është një paketë e lançuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, që synon të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

“Shumë mirë, të jeni të sigurtë që kjo ju ndihmon shumë, sepse ju e keni dëshirën për punë, por s’keni ende një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’iu ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë”, tha Rama.

Kryeministri nuk i kurseu batutat gjatë bashkëbisedimit me disa të rinj që po mësojnë profesione të reja.

“Mirë shumë, pastaj do t’iu ndihmojmë të sistemoheni në punë. Çfarë inshallah? Mbaroni kursin njëherë, se edhe Allahu thotë ndihmo veten, të të ndihmoj. Ndryshe s’bëhet”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat