Arrestohet ish-komandoja, shpërndante video me përmbajtje terroriste

Shqipëria

Arrestohet ish-komandoja, shpërndante video me përmbajtje terroriste

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:34
Foto

Një ish-komando i ushtrisë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohet me prirje terroriste. Ne kanalin e në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Me urdhër të Krimeve të Rënda antiterrori ka arrestuar një ish komando pasi dyshohet si person me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtjen me qëllim kryerje te veprave terroriste.

Erzen Uka, ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij. Nesër pritet qe 29 vjeçari të dale para gjykatës së krimeve te renda për tu vlerësuar me masën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat