Kim Mehmeti thumbon Ramën: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti

Shqipëria

Kim Mehmeti thumbon Ramën: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:38
Kim Mehmeti dhe Rama

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, përfshirë protestën e opozitës së bashkuar të shtunën që lamë pas.

Në protestë pati të lënduar dhe 40 të arrestuar pjesëmarrës në tubim, ndërsa Mhemetit ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve.

“Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet! Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!” , shkruan Kim Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat