Zjarri në Notre Dame de Paris, reagon Presidenti Meta

Shqipëria

Zjarri në Notre Dame de Paris, reagon Presidenti Meta

Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:39
Notre Dame

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të katedrales së famshme, Notre Dame de Paris.

Pas luftës që po bëjnë ekipet zjarrfikëse franceze për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë katedralen 850-vjeçare, Meta shpreh trishtimi e tij për këtë ngjarje, duke u solidarizuar me popullin francez.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, -shkruan Presidenti.

Katedralja e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës nga shkaqe ende të papërcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat