Deputetja e PS: Do shkojmë në zgjedhje me udhëheqësin politik dhe shpirtëror, Edi Ramën

Shqipëria

Deputetja e PS: Do shkojmë në zgjedhje me udhëheqësin politik dhe shpirtëror, Edi Ramën

Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:32
Milva Ekonomi

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi, e ftuar në “Abcnews”, ka folur në lidhje me protestën e opozitës të zhvilluar dy ditë më parë.

Ekonomi është shprehur se policia u detyrua nga protestuesit për të përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.

Po ashtu, deputetja socialiste u është përgjigjur deklaratave të opozitës, ku shprehen se në zgjedhje shkojnë vetëm pas dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama nga posti që mban aktualisht.

Deputetja tha se Partia Socialiste do të shkojnë në zgjedhjet e qershorit me udhëheqësin e saj politik dhe shpirtëror, Edi Ramën.

“Do shkohet në 30 Qershor dhe zgjedhjet janë detyrim. Kjo është një nga rrugët që ka zgjedhur PS për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe ne udhëheqës edhe politik edhe shpirtëror kemi zotin Edi Rama. Me Edi Ramën ne në 30 Qershor hapim qendrat e votimit”, u shpreh deputetja e PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat