Digjen makinat në Elbasan, kamera "kap" autorin e zjarrvënies

Shqipëria

Digjen makinat në Elbasan, kamera "kap" autorin e zjarrvënies

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:24
Foto

Dy makina janë përfshirë nga zjarri gjatë natës në Elbasan. Fillimisht zjarri është shfaqur në automjetin tip "Volsvagen"me targa AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut, duke e djegur plotësisht.

Ndërkohë flakët janë përhapur duke djegur edhe makinën tip "Skoda" me targa AA702DL në pronësi të Bledar Hoxhës, e cila ishte parkuar ngjitur me Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Zjarri mësohet se ka qenë i qëllimshëm dhe policia ka mundur të identifikojë dhe autorin përmes kameras së sigurisë që ka qenë instaluar para Drejtorisë së Policisë Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Mario Toci, 38 vjeç, i njohur për policinë për shkak të preçedentëve të mëparshëm penalë.

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorëve.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat