Data/ Ja kur do të dalë në gjyq ish-ministri Tahiri - Bota Sot
Data/ Ja kur do të dalë në gjyq ish-ministri Tahiri

Shqipëria

Data/ Ja kur do të dalë në gjyq ish-ministri Tahiri

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:26
Saimir Tahiri

Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor, 11 ditë para zgjedhjeve lokale.

Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë janë: Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.

Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm.

Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...