Italia, avokatja kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE

Shqipëria

Italia, avokatja kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:29
Taulant Balla, gjatë takimit me dy senatorët italian.

“Italia mbetet një nga avokatët kryesorë të aspiratave të Shqipërisë drejt integrimit në BE”, ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë takimit me dy senatorët italian.

Gjatë vizitës dy ditore në Itali, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u takua sot me dy anëtarë të Senatit italian, Luciano Dalfonso dhe Gianni Pittella.

“Takova  dy deputetë të rëndësishëm dhe miq të Shqipërisë të Senatit italian, Luciano Dalfonso dhe Gianni Pittella. Italia mbetet një nga avokatët kryesorë të aspiratës së Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, deklaron Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat