Admir Murataj, mësuesi që u bë grabitësi i Rinasit

Shqipëria

Admir Murataj, mësuesi që u bë grabitësi i Rinasit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:47
Can Murataj

Personi që realizoi dy herë grabitjen e parave të bankave në Rinas, më herët ka qenë mësues në Tropojë. Për mediat vëllai i Admir Murataj shprehet se në vitet e para të demokracisë, Admiri emigroi në Greqi ku punoi murator. Ndërsa shprehet se supervila e sekuestruar në Qafë Kashar është ndërtuar me paratë e dy vëllezërve të tjerë. Madje ai shprehet se të gjitha shpenzimet janë të justifikuara.

Duke folur për gazetarët Murataj rrëfeu se Admiri i akuzuar tashmë për dy grabitje në Einas, më parë ka qenë një mësues i respektuar, por si pasojë e situatës ekonomike emigroi në Greqi ku fillimisht punoi murator.

Can Murataj: Kur kemi marrë rrugën e emigracionit, i thosha si ka mundësi që je kaq punëtor.Më ka rënë rasti të shkoj vetë në Greqi, Admiri nga mësues këtu, mori nusen dhe iku në Greqi. E kam gjetur në një shtëpi të zbuluar, e cila pikonte natën. Mbuloheshim si të ishim jashtë. I thosha ik nga Greqia se Europa është e madhe. Unë nuk punoj si punonte ai, e ka nisur murator. Ngaqë ishte shumë profesionist, mori një supermarket për mirëmbajtje. Pastaj si erdhi ky çekuilibrim nuk e di se kam qenë në Belgjikë. Por di që Admiri ka pasur zemrën, guximin. Në 2014, erdhi nga Greqia dhe më tha shumë drejtë: Vëllaçko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, është torturë. Për 15 ditë hetim tek autoritetet greke ka rënë 16 kg në peshë.Nuk e kanë njohur njerëzit e familjes si njeri kur kanë shkuar. Hetimet në Greqi kanë qenë akuza. Aty ka filluar historia, në Shqipëri ka pasur jetë normale, familjare, njeri korrekt, pa asnjë problem.

Sa i përket asaj që u quajt supervila e sekuestruar, Murataj shprehet se gjithçka është ndërtuar me paratë e siguruara nga puna e ndershme.

Can Murataj: Vilat, supervilat, kamerat, telekamerat, përgjimet, vështrimet me atë metodën tonë jemi mundur të punojnë në mënyrë sa më të ndershme. 

Deklarata se do ti gjente shokët e Admir Murataj duket se ka qenë prej emocioneve, pasi kërkon që të veprojë drejtësia

Can Murataj: Duhet të dalë ndonjë detaj nga prokuroria. Unë besoj që pas dy vjetësh unë besoj që do të dalë ndonjë bashkëpunëtor drejtësie. 

Murataj akuzoi se prokuroria i ka marrë peng vëllain tjetër, Aleksandër Murataj

Can Murataj: Askush në Shqipëri nuk e beson. Vëllai im është peng, e mbajtën peng deri sot për Adin, Adi vdiq të shohim se drejtësia mund të bëjë ndonjë gjë. Ishalla ka drejtësi. Ka qenë vila këtu, është parë 3 minuta në një kamer ditën e akuzës.Ka prova të pamohueshme që Aleksdandër Murataj ditën e grabitjes ka qenë te dentisti, në operacion.

Admir Murataj humbi jetën në tentativë për t'u arratisur pas grabitjes së bujshme më 9 prill 2019 në aeroportin e Rinasit. Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt. Gjykata mësohet se i ka kërkuar prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës, ndërsa seanca e ardhës do të mbahet me 2 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat