Emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës

Shqipëria

Emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:45
Prokuroria e Sarandës

Nga sot Prokuroria e Sarandës do të drejtohet nga Sali Hasa, i cili për vite me radhë ka qenë prokuror në këtë prokurori.

Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademit, Sali Hasa do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës.

Hasa u prezantua nga dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci dhe Tartar Bazaj, paraditen e së martës në mjediset e prokurorisë me praninë edhe të prokurorëve dhe punonjësve të kësaj prokurorie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat