Klosi: Ata që mësojnë për “Hoteleri-Turizëm” duhet të bëjnë praktika pune në industri

Shqipëria

Klosi: Ata që mësojnë për “Hoteleri-Turizëm” duhet të bëjnë praktika pune në industri

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:47
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se qeveria shqiptare ka realizuar një marrëveshje me qeverinë italiane, për punësim sezonal në Hoteleri-Turizëm. Këto deklarata Klosi i bëri gjatë një takimi me nxënës të Hoteleri Turizmit në Shkodër, ku nënvizoi dhe nevojën për punësim.

Klosi: Unë mendoj që investimet duhet të vazhdojnë, por ajo që duhet më shumë është që ju vetë të keni më shumë hapësira për praktika pune, në industri dhe për ata që mësojnë në Hoteleri-Turizëm besoj që janë në vitin e dytë dhe të tretë, i lejon mosha për tu punësuar pranë një biznesi gjatë sezonit të verës, ku ka kërkesa pa fund. Dhe realisht kemi kërkesa jo vetëm nga strukturat akomoduese në Shkodër, Velipojë, Shëngjin, por kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga rajoni, që duan të kenë djem dhe vajza për ti punësuar, qoftë në Malin e Zi, qoftë në Kroaci.

Deputeti socialist i qarkut, Ditmir Bushati theksoi se ky moment i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, duhet ti bëjë të rinjtë të reflektojnë për të ardhmen e tyre.

Bushati: Ne kemi një defiçencë të madhe përsa i përket profesionistëve dhe Shkodra është e pozicionuar shumë mirë në këtë drejtim. Gjithashtu unë e di, që përveç se kemi një shkollë të standardeve më të mira këtu, kemi edhe një ekip të dedikuar dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë që ju të përgatiteni për tu aftësuar që në këtë moment, që nesër pasnesër në treg të jeni sa më konkurrues, qoftë në Shkodër, por edhe përtej duke qenë se Shkodra është një qytet dhe një rajon ndërkufitar.

Arsimi Profesional po shihet si një nga mundësitë më të mira për punësimin e të rinjve, që zgjedhin të profilizohen në fusha të ndryshme në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat