Korrespondentja e Shqipërisë në Bruksel, Erisa Zykaj e ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora deklaroi se BE është gjendur e papregatitur për djegien e mandateve të opozitës dhe prandaj nuk po ndërhyn.
Sipas Zykajt BE ka frikë që djegia e mandateve do të sjellë një efekt domino në rajon.
Erisa Zykaj: Është një situatë problematike, pasi ka një opozitë që është jashtë parlamentit dhe ka krijuar një precedentë të tillë që është vështirë të zgjidhet nga Bashkimi Europian. BE është gjendur i papërgatutur dhe ka frikë se kjo mund të ketë një domino në rajon. Dhe si i tillë nuk vepron shpejt. Do marri kohën e vet. Është një e drejtë demokratike protesta e opozitës, por ne nuk jemi një forcë që ta heqim këtë qeveri dhe ta zëvendësojmë me një tjetër.