Përplasja te Bregu i Lumit, policia kap për fyti ish-deputetin Klevis Balliu - Bota Sot
Përplasja te Bregu i Lumit, policia kap për fyti ish-deputetin Klevis Balliu

Shqipëria

Përplasja te Bregu i Lumit, policia kap për fyti ish-deputetin Klevis Balliu

Më: 17 prill 2019 Në ora: 11:24
Policia kap për fyti ish-deputetin Klevis Balliu

Dita e sotme ka nisur me përplasje në zonën e Bregut të Lumit, ku fadromat kanë shkuar për të prishur banesat që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri.

Ndërsa ka pasur tensione mes policisë dhe banorëve të zonës, në mbështetje të qytetarëve kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu nga PD dhe Endrit Braimllari nga LSI.

Partia Demokratike sjell fotografi dhe video me anë të së cilave pretendohet se uniformat blu kanë kapur për fyti edhe ish-deputetin Klevis Balliu.

Më herët Balliu kërkoi shpronësimin e banorëve, madje hodhi dyshime se kjo gjë bëhet edhe prej faktit se banorët janë që të gjithë nga veriu.

“Loti i tretë është i perfshirë nga banorë të veriut. Nuk e di nëse është vetëm kjo arsyeja apo fakti qe ata kanë vjedhur çdo lek të mundshëm në buxhetin e shtetit dhe nuk ka më asnjë lek për t’i dhënë banorëve. Loti 1 që është shpronësuar ende nuk ka marrë paratë. Në këtë kontekst. I bëj thirrje çdo qytetari që koha për t’u mbrojtur nga këto banda ka marrë fund. Është koha që qytetarët të bashkohen e të marrin në dorë fatet e këtij vendi. Është koha për te sulmuar krimin që ka zaptuar vendin sot. Është koha për të sulmuar krimin në pushtet”, u shpreh Balliu. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...