Kakavijë, bllokohen ilaçe kontrabandë

Shqipëria

Kakavijë, bllokohen ilaçe kontrabandë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:11
Ilaçe

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.

Policia thotë se "gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë".

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat