Ruçi e Borchardt në një mendje: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Shqipëria

Ruçi e Borchardt në një mendje: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ndanë mendime të njëjta se të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë një takimi që Ruçi dhe diplomati i OSBE-së patën në Kryesinë e Kuvendit, shprehën mendimin se "Qeveria e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht legjitimë, të dalë nga zgjedhje të rregullta, të çertifikuara nga vetë komisionerët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021".

Në takim u bisedua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së. Bashkëpunimi i deritanishëm përfshin kontributin e Prezencës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit, përmirësimin e infrastrukturës për shërbimin e deputetëve ndaj qytetarëve në territor, përmirësimin e Rregullores dhe të procedurave të Kuvendit etj. 

Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi kërkoi që “Në kuadër të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, t’i jepet përparësi trainimit dhe kualifikimit të deputetëve të rinj, për njohjen sa më të shpejtë e të thelluar prej tyre të procedurave parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat