Hemofilia, së shpejti profilaksi për moshën pediatrike

Shqipëria

Hemofilia, së shpejti profilaksi për moshën pediatrike

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rritur vëmendjen ndaj pacientëve hemofilikë, ku së shpejti do t’u mundësohet edhe profilaksia për moshën pediatrike, duke siguruar cilësi më të mirë jetese për pacientët.

Në kuadër të ditës botërore të hemofilisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se numri i faktorëve për trajtimin e hemofilisë është zgjeruar në 4 për pacientët që trajtohen në Qendren Kombëtare Referencë të Hemofilisë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

“Zgjeruam nga 2 në 4 numrin e faktorëve për trajtimin e hemofilisë. 3 milion unite të Faktorit VIII, të cilat tashmë janë të disponueshme sipas nevojave të pacientëve, pranë Qendrës së Hemofilisë, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Rajonit të Toskanës në Itali. Miratuam protokollet bashkëkohore të trajtimit të hemofilisë”, bën të ditur ministrja.

Më tej, ajo thotë se së shpejti do të mundësohet edhe profilaksia për moshën pediatrike, duke siguruar cilësi më të mirë jetese për pacientët.

Hemofilia është një çrregullim gjenetik i trashëguar kryesisht që dëmton aftësinë e trupit për të bërë mpiksjen e gjakut, një proces i nevojshëm për të ndaluar gjakderdhjen. Kjo rezulton në gjakderdhje më të gjatë të njerëzve pas një dëmtimi. Po ashtu, njerëzit që vuajnë nga hemofilia dëmtohen lehtë dhe kanë rritje të rrezikut të gjakderdhjes brenda nyjeve ose trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat