Aksioni i policisë, tre shtetas shqiptarë të ekstraduar në 24 orët e fundit

Shqipëria

Aksioni i policisë, tre shtetas shqiptarë të ekstraduar në 24 orët e fundit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:02
Foto

3 shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Interpol Tirana brenda 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kultivim të bimëve narkotike” janë disa nga akuzat që rëndojnë mbi shtetasit.

Njoftimi

Interpol Tirana

Brenda 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana ekstradohen tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.

Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

-Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat