Bllokohet kabllori pirat/ Pronë e drejtorit të burgut të Lushnjës

Shqipëria

Bllokohet kabllori pirat/ Pronë e drejtorit të burgut të Lushnjës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:32
Foto

Pas denoncimit  për piraterinë televizive në emisionin “Top Story” në Top Channel javën e kaluar, Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka nisur inspektimin në terren.

Nëpërmjet një njoftimi, AMA bën të ditur se ka ndërprerë transmetimet e televizionit kabllor të paligjshëm, JUDI, në qytetin e Lushnjës. Gjithashtu ky autoritet ka sekuestruar të gjitha pajisjet që zotëronte ky kabllor.

Autoriteti i mediave shprehet se pas verifikimit në terren, rezultoi se kabllori i paligjshëm “JUDI” fshihej pas një kabllori tjetër me emrin Hysgjokaj dhe e ushtronte aktivitetin përmes studiove të këtij të fundit.

AMA ka vendosur sanksion me gjobë edhe ndaj kabllorit Hysgjokaj për këtë shkelje si dhe ka mbyllur disa prej studiove të tij.

Reagimi i AMA-s nuk sqaron nëse ndaj këtij kabllori është vendosur masë administrative, apo është mjaftuar vetëm me sekuestrimin e pajisjeve të paligjshme.

“Top Story” solli fakte se si kabllori pirat i quajtur Judi, ishte në fakt në pronësinë e drejtorit të burgut të Lushnjës zotit Judmir Shurdhi. Ky i fundit është edhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste në këtë qytet.

Ndërkohë pas denoncimit për vjedhje të sinjalit televiziv, zyrtari Judmir Shurdhi vijon punën si drejtues i burgut në Lushnjë, dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat