Visar Zhiti i përgjigjet ish-kryepolicit të Qafë-Barit: Paturpësi që flet për viktimat e tij

Shqipëria

Visar Zhiti i përgjigjet ish-kryepolicit të Qafë-Barit: Paturpësi që flet për viktimat e tij

Më: 17 prill 2019 Në ora: 21:14
Visar Zhiti

Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është përfshirë në një debat me ish-shefin e policisë së kampit të Qafë-Barit, Edmond Çaja. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Zhiti tha se është paturpësi që një persekutor ngre gishtin mbi një të përsekutuar. 

Visar Zhiti: Unë nuk kam punë me të, unë kam punë me shefin e policisë në kampin e Qafë Barit ku u bë një revoltë e rëndësishme e të burgosurve politike dhe dhuna policore, terrori i asaj kohe ndëshkoi burgun, pushkatoi njerëz, theu eshtra. Unë i përgjigjem këtij realiteti. Jam i detyruar ti përulem së vërtetës dhe të nderoj vuajtjen njerëzore dhe atë qëndresë të madhe dhe ta tregoj me gisht atë që pashë.

Beti Njuma: Nga letra e botuar nga ky person rezulton se njerëz që i kanë shërbyer atij sistemi diktatorial nuk kanë pendesë

Visar Zhiti: Po, ai bashkë me ata jo vetëm nuk shfaqin pendesë, por kanë paturpësinë që në një kohë tjetër, kur edhe ata nuk janë policë dhe unë nuk jam më i burgosur politike, flasin kundër viktimave të tyre. Në asnjë vend të botës nuk mund të ngrejë gishtin persekutori kundër të persekutuarve, sidomos në kushtet e tanishme kur unë jam në kohën time dhe me butësi tregojmë çfarë ndodhi, këta vërsulen në mënyrën më të përbindshme, nëse atëherë po bënte i detyruar detyrën, sot që nuk është më në atë detyre dhe jeton në një nga vendet më të demokratizuara, flet si një polic, ndëshkon si një polic dhe kjo është e patolerueshme dhe e patolerueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat