Rikthimi i vizave, Çipa: Duhej tërhequr ambasadori. Cakaj, një adoleshent diplomatik

Shqipëria

Rikthimi i vizave, Çipa: Duhej tërhequr ambasadori. Cakaj, një adoleshent diplomatik

Më: 17 prill 2019 Në ora: 22:13
Aleksandër Çipa

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në RTV Ora u shpreh se votimi në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave me vendin tonë ishte i rëndë dhe se pas këtij votimi duhej tërhiqej ambasadori jonë në Holande.

Çipa ka thënë më tej se Ministri në Detyrë i Evropës dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është një adoleshent diplomatik që nuk i përballon dot sfidat e integrimit.

Aleksandër Çipa: Ajo që vjen nga Parlamenti Holandez është një lajm tronditës, për aspiratën e integrimit tonë. Dhe administrata e diplomacisë dhe integrimit pas këtij momenti duhet të kishte bërë një mea-culpa, që nuk është bërë. Shqipëria duhej urgjentisht të tërhiqte ambasadorin, se të ngarkuarin që nuk e ka kryer detyrën 

Ajo që është më e rëndë është se kjo mund të krijojë një reaksion zinxhirë. Kemi një ministër të jashtë meqë më shumë të krijon përshtypjen e adoleshentit diplomatik, me të cilin nuk mund të përjetojë dhe të përballet Shqipëria me këto sfida që janë permanente. Nuk kemi sfida të ngjashme, as në rrafshin politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat