Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një mobilieri

Shqipëria

Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një mobilieri

Më: 18 prill 2019 Në ora: 08:38
Ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është shënuar në orët e vona të natës që lamë pas.

Rreth orës 23:55 të së mërkurës, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.Karaj, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz për shkak se në kohën e ngjarjes mobilieria ishte e mbyllur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë po merret në pyetje i zoti i mobilierisë për ndonjë konflikt të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat