PS mbledh grupin parlamentar, KQZ pritet tu japë mandatin katër deputetëve

Shqipëria

PS mbledh grupin parlamentar, KQZ pritet tu japë mandatin katër deputetëve

Më: 18 prill 2019 Në ora: 09:18
Foto

Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar para nisjes së seancës parlamentare.

Në rendin e ditës të seancës pritet të futet kërkesa e Taulant Ballës për shtyrjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri me 29 nëntor 2019.

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi kërkohet që në objektin e punës së komisionit të Reformës Zgjedhore të shtohet dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Një tjetër pikë është dhënia e së drejtës për rishikimin e kodit elektoral në disa faza.

Ndërkohë në orën 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë mandatin 4 deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat