Pasi u denoncua nga “Top Story”, Nadir Çausholli thirret në prokurori - Bota Sot
Pasi u denoncua nga “Top Story”, Nadir Çausholli thirret në prokurori

Shqipëria

Pasi u denoncua nga “Top Story”, Nadir Çausholli thirret në prokurori

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:02
Nadir Çausholli

Një ditë pas transmetimit të emisionit “Top Story”, biznesmeni kontrovers Nadir Çausholli është paraqitur në prokurori, për të dhënë shpjegime lidhur me dy kallëzimet e bëra ndaj tij.

Çausholli rezulton të ketë dërguar një letër anonime, duke keqpërdorur emrin e Autorit të Emisionit të Top Story dhe duke nxitur konflikt me një pronar media, zotin Ylli Ndroqi.

Letra kishte përmbajtje fyese, denigruese dhe shantazhuese ndaj Zotit Ndroqi. Top Story zbërtheu të gjithë skemën e dërgimit të letrës nga Nadir Çausholli, i cili ka kryer plot 3 vepra penale.

Sipas Kodit Penal, nëse shpallet fajtor, Nadir Çausholli rrezikon sërish burgun nga 6 muaj deri në 3 vite.

Më herët biznesmeni është arrestuar për një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...