Apeli i fortë i Presidentit Meta: Ndërtimet e sforcuara po rrezikojnë monumentet e kulturës

Shqipëria

Apeli i fortë i Presidentit Meta: Ndërtimet e sforcuara po rrezikojnë monumentet e kulturës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:52
Foto

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike.

Në këtë ditë, Meta bën thirrje për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës si trashëgimi e çmuar e të parëve tanë.

E bashkë me këtë apel, kreu i shtetit ka edhe një kritikë për “ndërtimet e sforcuara nëpër qytete”, të cilat sipas tij po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.

STATUSI I PLOTË I PRESIDENTIT ILIR META:
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, përshëndes të gjithë përfaqësuesit dhe specialistët e trashëgimisë sonë kulturore për pasionin dhe përkushtimin e veçantë të treguar ndër vite.
Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.
Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes.”.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat