Rinasi/ Murrizi-Lleshajt: Kush e ka karremin në fyt që nuk anuloni dot kontratën që keni bërë - Bota Sot
Rinasi/ Murrizi-Lleshajt: Kush e ka karremin në fyt që nuk anuloni dot kontratën që keni bërë

Shqipëria

Rinasi/ Murrizi-Lleshajt: Kush e ka karremin në fyt që nuk anuloni dot kontratën që keni bërë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:17
Myslim Murrizi

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD, Myslim Murrizi, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, duke i kërkuar që të mbajë përgjegjësinë që i takon për ngjarjen e grabitjes së milionave eurove në Rinas.

“Kush e ka karremin në fyt që nuk anuloni dot kontratën që keni bërë, një aeroport kemi ne, nuk kemi disa”, tha ai.

“Nëse merreni me atë që hedhin bojë, apo urinojnë nëpër lulishte, nuk ju shtyn kureshtja që të shihni kush punon në Aeoroport, këta që ju heqin rripin e pantallonave shqiptarëve, që ju vjedhin celularët, që ju heqin fasulet dhe gjelin e detit, nuk keni ju fare të dhëna… Grabitja ka pasur kallauzë nga brenda, ju ça na thoni ka pas informatorë aty apo jo, gjithçka ka ndodhur në 2 minuta e 30 sekonda, kush është kjo kompani që nuk i hap derën FNSH”, është shprehur ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Myslim Murrizit:

Isha dje në komisariatin e Rinasit, ai është sa për të larë gojën, 112 efektivë policie, 56 sportelistë, jo policë, janë ata që presin për vulosjen dhe 56 të tjerë në 3 turne ruajnë sigurinë nga jashtë, aq sa u lejon koncesionari, unë e di mirë dhe pashë korrespondencën e shefit të komisariatit që 4 shkresa drejtuar TIA kishin marrë përgjigje fyese, e tallëse, që thuhet se çfarë ju duhet ju me këtë punë. Unë prisja të thoshit se në ç ‘fazë është operacioni, për grabitësit e tjerë të grupit.

Me thasë e raportoi shefi i komisariatit, 7 thasë me euro janë vjedhur, të kujt banke ishin, bankat kanë emra, se janë paratë e shqiptarëve.

Nëse këta shkojnë si faturino treni, dhe i hedhin paratë atje të këmbët e ikin pa u ngrit avioni në ajër, duhet të jetë aty, se avioni mund të kthehet, ju i kontrolloni këto kompanitë që shoqërojnë paratë. Pastaj çfarë është kjo tallje me përgjigjet që merrni.

Kush e ka karremin në fyt që nuk anuloni dot kontratën që keni bërë, një aeroport kemi ne, nuk kemi disa.

Nëse merreni me atë që hedhin bojë, apo urinojnë nëpër lulishte, nuk ju shtyn kureshtje që të shihni kush punojnë aty, këta që ju hipin rripin e pantallonave shqiptarëve, që ju vjedhin celularët, që ju heqin fasulet dhe gjelin e detit, nuk keni ju fare të dhënë…

Grabitja ka pasur kallauzë nga brenda, ju ca na thoni ka pas informatorë aty apo jo, gjithçka ka ndodhur në 2 minuta e 30 sekonda, kush është kjo kompani që nuk i hap derën FNSH.

FNSH ka shkuar për të marrë personat e deportuar, fati i tyre ka qëlluar aty, nuk i hapën derën, një kompani aty tallet me shtetin, dhe ju asnjë veprim, ju arrestoni për dritat, pse nuk i arrestuar ju ata që penguan?

Ai që mbante automatikun, nuk është nga ata që e fusin pistoletën në tuta të sportit, ishte profesionist ai, komando. Këta që nxirrni në lirim ju, a i mbikëqyrni më pas, apo jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...