Zgjedhjet e 30 qershorit, Rudina Hajdari sfidon Bashën: Nuk do e lëmë vendin pa opozitë! - Bota Sot
Zgjedhjet e 30 qershorit, Rudina Hajdari sfidon Bashën: Nuk do e lëmë vendin pa opozitë!

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rudina Hajdari sfidon Bashën: Nuk do e lëmë vendin pa opozitë!

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:21
Rudina Hajdari

Në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas hyrjes së deputetëve të rinj, Rudina Hajdari falënderoi kolegët që përfaqëson dhe prezantoi prioritetet e grupit të saj.

“Jemi këtu se ndajmë një vizion të përbashkët sa i takon zgjidhjes së krizës politike në vend. Këta demokratë të ulur këtu, kanë dhënë kontributin e tyre dhe i shoh si përfaqësues të denjë të këtij grupi dhe jam e nderuar që i përfaqësoj ata sot”, u shpreh Hajdari në seancën e sotme parlamentare.

Ajo tha se deputetët e PD në Parlament, do të përfaqësojnë të gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve nga opozita, si dhe do të denoncojnë aferat e qeverisë dhe mazhorancës, një alternativë të qartë për një vizion të Shqipërisë së nesërme.

Hajdari tha se e para ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë që sipas saj, Parlamenti të bëjë një riformatim të sistemit të kalbur politik.

“Shumë shpejtë ne do paraqesim projektin tonë të detajuar për këtë platformë dhe jemi të hapur ti nënshtrohemi çdo diskutimi të gjerë publik shoqëror. Mbështesim reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Ve theksin se ky grup parlamentar ka bindjen e fortë kundra ndryshimeve të vitit 2008, që e çoi Shqipërinë drejt shkatërrimit dhe solli një degradim të cilësisë së institucioneve dhe demokraisë në vend”, tha ajo.

Deputetja demokrate deklaroi se do të gjendet çdo lloj mënyre dhe formule për një përfaqësim politik nga deputetë që janë të zgjedhur nga populli dhe jo kryetarët e tyre.

Ajo tha se për këtë model deputetët demokratë janë të hapur dhe të shohin se kush është sistemi më i përshtatshëm, nga ai i pastër mazhoritar, tek proporcional kombëtar me lista të hapura.

Sipas saj, kjo është kauza më e rëndësishme për këtë legjislaturë parlamentare e grupit parlamentar demokrat.

Për zgjedhjet e 30 qershorit, ajo sfidoi hapur kryedemokratin Lulzim Basha, kur tha se koha nuk është në favor, por premtoi se vendi nuk do të mbetet pa opozitë.

Në këtë drejtim deklaroi se “Do të përpiqemi që demokratëve në këtë vend të mos i lëmë vendin bosh. Ftoj çdo parti opozitare ta rimendojë vendimin për të bojkotuar. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës, ndaj le të respektojmë Kushtetutën. E konsideroj të rëndësishme të marrim çdo masë të mundshme edhe pse kemi kohën në disfavor për të shpalosur një alternativë tonën”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...