Basha ndryshon strategji: Jo protestë gjatë Parlamentit. Dy mbledhje brenda ditës

Shqipëria

Basha ndryshon strategji: Jo protestë gjatë Parlamentit. Dy mbledhje brenda ditës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:22
Lulzim Basha

Ndryshe nga sa ka ndodhur në seancat e mëparshme, opozita ka ndryshuar strategji këtë të enjte, duke mos u mbledhur në protestë para godinës së Parlamentit.

Por për të vendosur se si do të procedohet më tej, kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë në orën 12.00 Kryesinë e Partisë Demokratike.

Një tjetër mbledhje lideri i opozitës do të mbajë në orën 17.00, kësaj here me Këshillin Kombëtar të PD.

Gjatë këtyre takimeve pritet të vendoset se si do të jetë ecuria e mëtejshme e aksionit opozitar, pas protestës kombëtare të 13 prillit.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën mandatet e deputetëve, dhe që nga ai moment nisën protestat, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat