Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE-ODHIR: Shumë rekomandime, të paadresuara

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE-ODHIR: Shumë rekomandime, të paadresuara

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:42
OSBE

OSBE-ODHIR ka publikuar ditën e sotme raportin e misionit të vlerësimit të për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku shprehet shqetësimi se politizimi i institucioneve ndikon në mungesën e besimit të procesit zgjedhor.

Bëhet me dije se përveç një ekipi bazë të ekspertëve, ODIHR do të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 22 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e vota dhe nxjerrjen e rezultateve.

“Na janë kërkuar vëzhgues të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Institucionet shtetërore njoftuan se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent. Zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen në një kornizë ligjore të pandryshuar, megjithëse nuk përjashtohen mundësia e bërjes së disa ndryshimeve në legjislacionin përpara zgjedhjeve”, deklarohet më tej.

Po ashtu thuhet se procesi i reformës zgjedhore filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, por nuk është materializuar ende asnjë ndryshim ligjor për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Nënvizohet më tej se shumë rekomandime zgjedhore të OSBE-ODIHR nga zgjedhjet e 2015 dhe 2017 mbeten të paadresuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat