A është Astrit Patozi kreu i opozitës së re demokrate - Bota Sot
A është Astrit Patozi kreu i opozitës së re demokrate

Shqipëria

A është Astrit Patozi kreu i opozitës së re demokrate

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:09
Astrit Patozi

Ish deputeti i PD, Astrit Patozi ka uruar grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas Patozit ky është përfaqësim dinjitoz i zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë

‘Me këmbë të mbarë! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat!

Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë.

Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve.  Beteja dhe fitorja e kësaj kësaj kauze është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Me këmbë të mbarë’, shkruan Patozi. Pra siç shihet edhe në këtë status të tijin, Patozi flet për krijimin e një alternative të re politike. Nuk dihet nëse ai do jetë drejtuesi i saj dhe a do të arrijë që ta regjistrojë atë si subjekt politikë në gjykatë për të marë pjesë në zgjedhje.

Kujtojmë së sot grupet e reja te deputetëve të opozitës zgjodhën kryetarët. PD vendosi në krye të grupit parlamentar deputeten Rudina Hajdari ndërsa LSI Nimet Musain.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...