Pas 9 javësh protesta, opozita bën pushim

Shqipëria

Pas 9 javësh protesta, opozita bën pushim

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:52
Foto

Ditën e sotme Kuvendi zhvillon seancën e radhës plenare ndërkohë që opozita nuk ka zhvilluar protestë përpara parlamentit për herë të parë pas 9 javësh.

Edhe javën e kaluar opozita nuk zhvilloi tubim masiv, por të rinjtë e FRPD zhvilluan një protestë simbolike me pankarta.

Ndërkohë që sot, zona përballë parlamentit ka qenë e qetë, ndonëse policia ka marrë masat e sigurisë si në çdo seancë plenare duke bllokuar kalimin në zonën e pedonales, zonë në të cilën janë vendosur edhe forca të shumta policie në rast të ndonjë organizimi të papritur.

Më herët liderët e opozitës janë shprehur se do të zhvillojnë protesta sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat