Rama: Nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar - Bota Sot
Rama: Nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar

Shqipëria

Rama: Nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa kufij” mbi lirinë e medias.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias, por nënvizon se nuk ka liri të mohuar e media të shantazhuar.

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama në rrjetin social.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...