Vasili: Rama është shndërruar në llazore rruge, i hedh 200 lekë dhe bën njerëzit të qeshin

Shqipëria

Vasili: Rama është shndërruar në llazore rruge, i hedh 200 lekë dhe bën njerëzit të qeshin

Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:51
Petrit Vasili

I ftuar në Syri.net, përballë gazetarit Alen Xhelili, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nuk ka kursyer akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, kreu i qeverisë është shndërruar në një njeri qesharak.

“Një kryeministër që shndërrohet në llazore rruge dhe ky kështu është katandisur. I hedh 200 lekë, fillon dhe qeshin të gjithë. I kam dëgjuar në fund të viteve ‘90, “i kemi në grykën e topit” dhe në fund ikën të gjithë, por populli mori një faturë të tmerrshme. Këtu nuk ka drejtësi, këtu nuk ka parlament…”, u shpreh Vasili.

Sa i përket reagimit të kryeministrit pas vendimit të parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, Vasili u shpreh:

“Ky gazep kryeministër, që është një i vdekur që ecën. Ka fytyrë ky të flasë për politikën holandeze?! Të ketë turp ti japë mend politikës holandeze. Del e flet gjëra që qesh e gjithë Europa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat