Murrizi kundër Bashës, tregon pse nuk duhet t’i braktisi zgjedhjet

Shqipëria

Murrizi kundër Bashës, tregon pse nuk duhet t’i braktisi zgjedhjet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:13
Muyslim Murrizi

Deputeti i Partisë Demokratike, Muyslim Murrizi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se asnjë forcë politike që është larguar, sikur se ka bërë opozita e daljen nga Parlamenti nuk ka fituar, por vetëm ka humbur.

Murrizi solli dhe tre raste që kur PD është larguar nga “betejat” dhe ka dalë e humbur, ndërsa ka theksuar se në vend që të largohej PD duhet të bënte betejë në Parlament, në protesta dhe në fushatë. 

Myslim Murrizi: Braktisja në një sistem formal-pluralist e garës, pra duhet të luftosh fort në istitucione për të bërë një garë të ndershme, dhe gara e ndershme bëhet me ligje korrekte. Por ligje korrekte në këto 29 vite demokraci, nuk ka dashur t'i bëjë elita vendimmarrëse e këtij vendi. Sepse kush ka qenë në pushtet ka hartuar ligj si të fitojë nga pushteti që zotëron. Kur ka dalë në opozitë, i ka dalë në boomerang ligji që e kanë miratuar vetë.

Për mua përballja duhet të ishte në Parlament, në protesta, në fushatë. Ne kemi një përvojë nga braktisjet, por ata që janë sot nuk kanë ndonjë përvojë në PD.

Në vitin '97- 2000, unë kam qenë deputet. Ne braktisëm balotazhin, zgjedhjet lokale, PD e drejtuar nga Berisha dhe për herë të parë socialistët fituan Kamzën, Vorën dhe Laprakën. Nuk i kishin fituar kurrë dhe pas asaj kohe nuk i kanë fituar më. Ata hynë në zgjedhje, fituan çfarë braktisëm ne dhe qeverisën qetë-qetë të ligjshëm deri në vitin 2003.

Ne braktisëm në '98 referendumin kushtetues, që u miratua nga kallash parlamenti. Nuk morëm pjesë ne dhe jo vetëm që u miratua ajo kushtetutë, por e njohu edhe PD në tre vitet e saj të qeverisjes nga 2005-2008, me ndryshimet që u bënë  në prill, më bastarde që jan ëbërë ndodnjëherë në demokraci.

Braktisëm reformën territoriale, pra ikja, me votat e dy deputetëvetë dalë nga qarku i Fierit, nën siglën e PD të Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit, Rama bëri reformën territoriale, siç e deshte. Sot mirë që i kemi njohur, por edhe PD e ka organizuar sipas reformës territoriale.

Asnjëherë forca që ka ikur nuk ka fituar gjë nga ikja. Ja ke lënë terrenin bosh kundërshtarit tënd politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat