Liria e medias, Berisha: Shkak i refuzimit të BE për çeljen e negociatave

Shqipëria

Liria e medias, Berisha: Shkak i refuzimit të BE për çeljen e negociatave

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:21
Sali Berisha

Pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij” mbi lirinë e medias, i cili bën me dije se Shqipëria ka zbritur me 7 vende në indeksin e lirisë së medieve botërore, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se rënia me 7 vende e lirisë së medias, në krahasim me vitin e kaluar është një tjetër arsye për moshapjen e negociatave.

Sipas ish-kryeministrit përkeqësimi i lirisë së mediave është një nga shkaqet e refuzimit edhe këtë vit nga vendet e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Postimi i plotë: 

Ja nje arsye tjeter per mos hapjen e negociatave!

Shqiperia bie edhe 7 vende me poshte ne treguesin e lirise se mediave.

Raporti i Repertereve pa Kufij shkruan se Shqiperia pati gjate vitit 2018 perkeqesim te ndjeshem te lirise se mediave, ajo zbriti me 7 vende krahasuar me 1 vit me pare dhe gjendet 7 vende mbrapa Kosoves ne raport me lirine e tyre.

Ky perkeqesim sipas raportit ka si shkak kryesor qendrimin agresiv te Rames ndaj mediave qe i cileson gazetaret plehra, kazane etj. Perkeqesimi i lirise se mediave eshte nje nga shkaqet e refuzimit edhe kete vit nga vendet e BE per hapjen e negociatave me Shqiperine. sb 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat